Krahasuar me llojet e tjerë të pijeve, uji i kokosit përmban pak kalori, por nuk është pa kalori. Nëse po kërkoni një pije natyrale për ta shtuar në dietën tuaj për humbje të peshës, uji i kokosit është një zgjedhje e mirë, për sa kohë nuk pini lëng frutash artificial apo pije me sheqer.

Uji i kokosit është lëngu që ju gjeni kur hapni një kokos të freskët. Në esencë, uji i kokosit është lëngu i kokosit dhe nuk duhet të ngatërrohet me qumështin e kokosit, i cili është përzierje e ujit të kokosit dhe qumështit të kokosit dhe përmban më shumë kalori dhe yndyrna.

Uji i kokosit pa asnjë përbërës tjetër të shtuar është një pije me pak kalori. Një filxhan çaji përmban 45 kalori, 0 gram yndyrë, 10 gram karbohidrate dhe 1 gram proteina. Nëse do të konsumoni ujë kokosi, do të merrni edhe fibra, të cilat ndihmojnë për të kontrolluar urinë nëse po ndiqni një dietë për humbje në peshë. Një filxhan ujë kokosi i freskët përmban 2.6 gram fibra.

Kjo pije është edhe një burim i pasur i një sërë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë vitaminën C, kalciumin, potasiumin, magnezium dhe manganez. Ka disa ndryshime midis sasive të këtyre ushqyesve që marrim nëse pimë ujë kokosi apo lëng frutash. Lëngu i freskët është një burim i mirë mineralesh dhe uji i kokosit është një burim më i mirë i vitaminës C. Nëse pirja e ujit të kokosit iu ndihmon për të krijuar apo për të mirëmbajtur një balancë negative të kalorive, mund t’iu ndihmojë edhe në dietën për humbje të peshës. Përshembull, nëse pini 1 filxhan ujë kokosi në vend të 1 filxhani lëng portokalli në ditë do të ‘hiqni’ dhe do të shpëtoni nga 90 kalori. Nëse 450 gr yndyrë përmbajnë rreth 3 500 kalori nëse zëvendësoni lëngun e frutave me ujin e kokosit mund të ndihmojë të humbni rreth 450 gr peshë në gjashtë javë.

Kur pini ujë kokosi si pjesë e një diete për humbje në peshë numëroni kaloritë që merrni kur pini. Uji i kokosit është gjithashtu një burim i sodiumit dhe sasia e tij mund të ndryshojë nga lloji i markës. Sodiumi jo vetëm bën që të mbani ujë, por duke marrë shumë sodium në dietën tuaj mund të rrisni rrezikun e hipertensionit. Lexoni etiketat e ushqimeve dhe merrni ata ushqime që përmbajnë më pak sodium.(shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb