Nga ENVER DOÇI*

SHKOPET– Shirat e dhjetorit të vitit 2010 shkaktuan dëme të mëdha në të gjithë vendin, po edhe pse kaluan 4 vjet, pasojat janë ende të pariparuara. Prurjet e mëdha të shiut kanë detyruar hapjen e portave të hidrocentralit të Shkopetit, duke bërë që uji i rrëmbyer të shkatërrojë gjithçka i doli para.
Rreth 500 metra larg digës së hidrocentralit të Shkopetit, uji mori me vete edhe urën e fshatit Shkopet duke lënë dhjetra banorë të izoluar:

75- vjeçarja Drane Malçi tha për mediat lokale se jeta e tyre është kthyer në një ferr prej katër vjetësh. Të shumta kanë qenë rastet kur njerëzit që tentojnë të kalojnë nga njëra anë e lumit në tjetrën, kanë përfunduar në ujë duke u rrëmbyer nga rrjedha. Por sipas 75-vjeçares, më problem mbetet transporti i të sëmurëve. Mungesa e urës ka bërë që dhjetra banorë të detyrohen të lënë fshatin dhe të banojnë me qera në Milot apo Laç:

I vetmi person në fshat i cili mund ta përdorë mjetin lundrues të improvizuar me fuçi, është Aleksandër Malçi. Sipas tij situata është alarmante pasi personat që nuk dinë ta përdorin varkën, biejnë në ujë duke rrezikuar jetën. Malçi, shprehet gjithashtu se është premtuar ndërtimi i një ure të re, por që deri tani nuk është bërë asgjë.

Mungesa e një ure bën që fëmijët e fshatit Shkopet të mbeten me muaj gjatë dimrit pa shkuar në shkollë e cila ndodhet në anën tjetër.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: