Nga Pogradeci, ku sot ka “marrë në pyetje” gjithë drejtuesit e bashkive socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur edhe gjatë aktivitetit për nënshkrimin e Marrëveshjeve për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellësve në bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan, Lushnje.

Rama nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen dhe kjo është bërë për ndere e krushqi.

Sipas Kryeministrit punësimi pa kriter në drejtoritë e ujësjellësve është një veprim kriminal, aq më tepër në këtë kohë kur kërkojnë edhe përgjysmim të çmimit të energjisë, për të cilën çmimi është rritur frikshëm në treg.

FJALA E RAMËS:

Ne kemi 6 herë më shumë punonjës ujësjellësi sesa na duhen. Nga vinë këta? Nga rrugët e krushqive. Po nuk mund të bësh dot politikë sociale punësimi me ndërmarrjet. Nëse kemi pas sukses me energjinë është se kthyem OSHE nga një rifuxho njerëzish që i fusnin deputetët dhe krushqit.

Ndërkohë që në ujësjellësa është një gjë e paimagjinueshme dhe kjo marrëveshje që është një tërësi ndërvarësish midis bashkisë dhe qeverisë, do të bëjë që kjo praktikë sociale se kjo është në thonjëza sociale, në të vërtetë kriminale dhe që duhet të marrë fund, në lidhje me financat e shtetit.

Në kushtet kur kostot e energjisë janë bërë marramendëse, ju e doni që t’i faturoni arkës së shtetit jo vetëm koston e rritur, por më shumë se gjysmën e të gjithë energjisë që harxhoni. Ju doni të mos paguani më shumë se gjysmën e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhi më se nuk është gjysma e energjisë që ishte para se të fillonte kjo kriza e tmerrshme por është më shumë se gjysma e energjisë në kushtet kur kjo kushton sa qimet e kokës. Problemi tani është ka apo s’ka energji se edhe mund të kesh lekët por s’ka energji.

BATUTA ME PJERIN NDREUN:

Edi Rama: Korça është më mirë për shkak të arsyeve historike.

Pjerin Ndreu: Po Lezha?

Edi Rama: Jo Lezha është në qiell, ne flasim për ne që jemi në tokë se ju jeni në qiell s’krahasoheni me ne. Lezha është në qiell, sidomos pjesa pukjane e Lezhës.

Pjerin Ndreu: Jo, jo Lezha.

Edi Rama: Korçarët e kanë respektuar më shumë ujin, pasi kur e kanë parë që ju ngrin në rubinete e ndjenë hallin, kurse në Lezhë s’ngin uji ndonjëherë, vetëm rrjedh. Vjen edhe Lezha, që e thamë atë punë por Lezha agregohet me të tjerë. Gjirokastra, Fieri dhe Lushnja dhe shpresojmë ta mbyllim këtë proces siç e kemi lënë deri në fund të këtij muaji. Dhe pastaj do vazhdojmë me rivlerësimin e eficensës së investimit, menaxhimin e stafeve. Është rritur furnizimi me ujë, por janë rritur humbjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: