ELBASAN

Në qarkun e Elbasanit sipas burimeve zyrtare gjatë orëve të natës, mëngjesit të së enjtes dhe në vazhdim ka pasur reshje të dendura shiu me intensitet të lartë në gjithë qarkun. Nga shirat e dendura ka pasur rënie inertesh e aluvionesh në disa prej akseve rrugore kombëtare të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Në një biznes privat në Njësinë Administrative Labinot Fushë ka pasur prezencë uji për të cilën po punojnë punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve Publike të bashkisë Elbasan pasi një kanal kullues është bllokuar. Prurjet e përrenjve malorë por edhe Zaranika e Mandazdere si dhe lumenjtë Shkumbin e Devoll janë drejt kuotave maksimale.

Sipërfaqe të konsiderueshme me të mbjella dhe autostrada ndërkaq janë përmbytur. Edhe furnizimin me energji elektrike ka pasur ndërprerje në disa fshatra të Njësive Administrative Kodovjat të bashkisë Gramsh, Shalës të bashkisë Cërrik dhe Përparim të bashkisë Peqin. Po punohet nga punonjësit e OSHE për riparimin e defekteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: