TIRANË – Kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, ka paraqitur analizën vjetore të këtij institucioni në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku ka theksuar se tarifat kanë qënë në nivele të arsyeshme, por për çdo rritje duhet konsultuar me publikun.

Në të thuhet se “edhe ky vit do të shënojë vendimmarrje të rëndësishme nga ana e politike-bërësve në lidhje me organizimin e ri territorial, organizimin e funksionimin e sektorit UK dhe funksionet e njësive të reja të qeverisjes vendore. ERRU do të mbështesë vendimmarrjen politike në realizimin e
këtyre reformave të suksesshme për sektorin ujësjellës kanalizime.

Gjatë këtij viti ERRU pritet të marrë dhe një funksion të ri, atë të vendosjes së
tarifave për mbetjet. Përmbushja e objektivave të përcaktuara nga shoqëritë UK ka qenë faktor determinues gjatë procesit të rishikimit të tarifave. Rëndësi e veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve për qëndrueshmëri financiare të shoqërive UK por në qendër të vëmendjes tonë mbetet gjithmonë
mundësia e pagesës së faturave nga të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Megjithëse ka akoma vend për rritje të mëtejshme të tarifave, thuhet në bilancin e 2014-ës, – duhet mbajtur parasysh raporti ndërmjet përballimit të tarifave nga konsumatorët dhe arritjes së pavarësisë dhe qëndrueshmërisë financiare të operatorëve. Përballueshmëria ngelet sfiduese jo vetëm për ERRU-nё. Gjithsesi, ERRU është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë aktorët në sektor për të gjetur zgjidhjen më të mirë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: