Pa Dejvi Bregu, Bruno Dita, Krasniqi, Gripshi e shumë të tjerë, Skënderbeu iu nënshtrua këtë merkato verë një ndryshim total. Nën drejtimin e Julian Ahmataj, klubi korçar ka vijuar punën larg mediave, larg tifozëve për të ndërtuar ekipin e ri. Plot 17 lojtarë janë afruar në radhët e klubit bardhekuq, ku Ahmataj kishte mundësi të zgjidhte. Sigurisht mungojnë emrat e rëndësishëm, Ditmar Bicaj është nga të paktët lojtarë të konfirmuar.

Ahmataj
Ahmataj

FIFA i dha mundësi të federojnë lojtarë pasi i hoqi dënimin për të mos operuar në këtë merkato verë. Dënimi i lënë në fuqi nga të gjithë hallkat e gjyqësorit ndërkombëtare, ka bërë që drejtuesit e klubit të ndryshojnë strategji këtë sezon. Nuk mendohet më për europën, pasi e kanë të ndalur, por stafi drejtues ka afruar në skuadër një brez të ri me lojtarë të cilët mund të jenë potencial për tu shitur në tregun e transferimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: