Forcat e Armatosura të Ukrainës, kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në pajisje ushtarake.

Ukraina beson se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, 21.900 ushtarë rusë janë vrarë.
Është një shifër tejet më e lartë sesa që ajo e proklamon Moska zyrtare, që me çdo kusht po tenton t’i fshehë të dhënat e sakta të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.

Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se Rusia vetëm një herë kishte folur për numrin e ushtarëve të vrarë – dhe atë në mars.

Asokohe Moska pretendonte se janë vetëm 498 ushtarë të vrarë dhe mbi 1.500 tjerë të plagosur, por sipas analistëve perëndimor kjo shifër është shumë më e madhe.

Min E Mbrojtjes Se Ukraines
Min E Mbrojtjes Se Ukraines

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb