Në një veprim të rrallë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një sesioni të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

Takimi, i planifikuar për të hënën, do t’u japë fjalën të 193 anëtarëve për të dhënë pikëpamjet e tyre mbi sulmin, raporton BBC.

Rusia votoi kundër takimit, por sipas një rezolute të veçantë të OKB-së, ajo nuk ishte në gjendje të vërë veton ndaj këtij vendimi.

Rezoluta, e quajtur “Bashkimi për Paqe”, u lejon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të thërrasin një seancë speciale me Asamblenë e Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina) nuk mund të bien dakord se si të veprojnë së bashku për të ruajtur paqen.

Një takim në mes të delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë është paraparë për mëngjesin e së hënës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy nuk është shprehur optimist sa i takon ndonjë rezultati porse ka thënë se duhet dhënë një shans.

Nga ana tjetër, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga ushtria ruse që t’i vendosin në gjendje gatishmërie të lartë forcat bërthamore./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb