Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka akuzuar Moskën për largim të dhunshëm të mijëra civilëve nga qytetet e shkatërruara ukrainase për në Rusi, për të rritur presionin ndaj Kievit që të dorëzohet.

Denisova ka thënë më 25 mars se 402,000 njerëz, duke përfshirë 84,000 fëmijë, janë dërguar kundër dëshirës së tyre në Rusi, ku disa mund të shfrytëzohen si “pengje”. Kremlini ka njoftuar për numër gati të njëjtë për ata që kanë ndryshuar lokacion, mirëpo ka pretenduar se ata kanë dëshiruar që të shkojnë në Rusi.

Rajonet ukrainase të kontrolluara nga separatistët flasin kryesisht rusisht, dhe disa njerëz kanë mbështetur krijimin e lidhjeve të ngushta me Moskën. Gjenerali rus, Mikhail Mizintsev, ka thënë se 400,000 njerëz janë evakuuar në Rusi prej nisjes së aksionit ushtarak nga rajonet Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-Moskës kanë luftuar për të marrë kontrollin e rajonit për gati tetë vjet.

Autoritetet ruse kanë thënë se janë duke ofruar strehim për të evakuuarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb