Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase raportoi se forcat ruse kryen 102 sulme brenda dhe rreth Bakmutit, në një përpjekje për të rrethuar qytetin.

Përveç kësaj, luftime të ashpra u zhvilluan edhe në pjesë të tjera të rajonit të Donjeckut, duke përfshirë qytetet Liman, Avdijivka dhe Shaktarsk.
Në Rubizhni, rajon fqinj i Luhanskut, ushtria ukrainase akuzoi forcat ruse se po përdornin civilët si mburojë njerëzore.

Luftimet e fundit erdhën pas një vale sulmesh ruse në Ukrainë që vranë të paktën nëntë civilë dhe shkaktuan dëme në infrastrukturën e energjisë elektrike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për terrorizmin e civilëve.
“Pushtuesit mund të terrorizojnë vetëm civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë. Por kjo nuk do t’i ndihmojë ata. Ata nuk do të shmangin përgjegjësinë për gjithçka që kanë bërë”, tha Zelensky.

Rusia konfirmoi se përdori raketa hipersonike Kinzhal në valën e sulmeve të 9 marsit, të cilat shkaktuan ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.
Centrali bërthamor në Zaporizhja, më i madh në Evropë, u ndërpre për një kohë të shkurtër nga rrjeti i energjisë elektrike të vendit.
Shtëpia e Bardhë kritikoi sulmet përmes zëdhënëses Olivia Dalton, e cila i quajti ato “shkatërruese” dhe “të padrejta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb