Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar familjet e punonjësve të qeverisë amerikane të vendosur në Bjellorusi të largohen nga vendi i Evropës Lindore, për shkak të tensioneve me Rusinë për Ukrainën.

Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili nisi këtë masë, këshilloi gjithashtu qytetarët amerikanë që të mos udhëtonin në Bjellorusi, veçanërisht për “rrezikun e ndalimit dhe praninë e pazakontë dhe shqetësuese ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Me herët SHBA, ka urdhëruar edhe punonjësit e ambasadave dhe familjeve të tyre në Ukrainë të lënë vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb