Rreth 18,500 anëtarë të forcave ruse janë vrarë në luftime që nga fillimi i pushtimit. Kështu thonë zyrtarët ukrainas.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në ‘Facebook’ se humbjet në radhët e ushtrisë ruse që nga pushtimi më 24 shkurt përfshijnë 676 tanke, 1,858 automjete të blinduara, 150 avionë luftarakë dhe 134 helikopterë.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk i ka publikuar shifrat e humbjeve nga radhët e veta që nga 25 marsi, kur tha se gjithsej 1,351 ushtarakë rusë ishin vrarë dhe 3,825 u plagosën. Më 21 mars, gazeta pro-Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, botoi një artikull duke cituar ministrinë të thoshte se 9,861 ushtarakë rusë kishin vdekur – një shifër që tejkalon edhe vlerësimet e Inteligjencës amerikane për viktimat ruse.

Postimi u fshi me shpejtësi dhe redaktori i tha BBC-së se numrat ishin publikuar si rezultat i një hakimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb