Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ekzekutuar një prej snajperistëve më të mirë rus.

Mediat e huaja shkruajnë se lajmi për vdekjen e Alexander Kislinsky, ka alarmuar ushtrinë e Putinit.

Në llogaritë e separatistëve pro-rusë në Ukrainë, është bërë e ditur se ky snajpersit që konsiderohej si një prej më të mirëve në forcat ruse, është vrarë gjatë një beteje, madje ata publikuan edhe imazhe të funeralit të Kislinskyt, kufoma e të cilit është rikthyer në Rusi.

Forcat separatiste pro-rusë janë munduar ta glorifikojnë figurën e snajperistit të vrarë rusë, duke e cilësuar si hero dhe luftëtar të mirë, por ukrainasve nuk iu desh shumë kohë nga ardhja e tij në Ukrainë, që ta lokalizojnë dhe vrasin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb