Ukraina ka dënuar të premten vendimin e Bashkimit Evropian të Transmetuesve për t’i hequr të drejtën për të pritur konkursin e këngës në Eurovizion të vitit të ardhshëm për arsye sigurie në dritën e pushtimit rus.

“Ne do të kërkojmë ndryshimin e këtij vendimi, sepse besojmë se do të jemi në gjendje të përmbushim të gjitha angazhimet… Ne kërkojmë negociata shtesë për organizimin e Eurovision-2023 në Ukrainë”, tha Ministri ukrainas i Kulturës Oleksandr Tkachenko në një deklaratë, sipas AFP.

Më herët të premten, EBU në Gjenevë tha se duke pasur parasysh rrethanat aktuale në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, Eurovision Song Contest nuk mund të mbahet atje. Në vend të kësaj, Britania, këngëtarja e së cilës ishte nënkampione në konkursin e këtij viti, po konsiderohet si një mikpritëse e mundshme zëvendësuese.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: