Arrihet marrëveshja, Ukraina dhe Bullgaria do të transportojnë grurin përmes Varnës

Ukraina dhe Bullgaria kanë arritur një marrëveshje për transportin e grurit ukrainas. Transporti do të kryhet përmes porti bullgar të Varnës, bëri me dije presidenti ukrainas Volodymir Zelensky gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Ndërkohë Zelensky nuk dha shumë detaje apo një afat kohor se kur do të kryhej transporti.

Kujtojmë se eksportet e Ukrainës janë goditur nga pushtimi rus, shkruan AlJazeera.

“Bullgaria do të jetë e lumtur të ketë Varnën si një qendër logjistike për drithërat dhe luledielli dhe të shpërndajë të gjitha drithërat që nuk mundeni nëpër portet tuaja,” tha Petkov në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb