EUROPË

Ukraina dhe Republika Çeke kanë mbyllur kufijtë me të gjitha vendet për të gjithë udhëtarët.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Ukraina ka mbyllur kufijtë për 2 javë. Kurse për ata që punojnë jashtë vendit por në institucione diplomatike apo organizata ndërkombëtare si UNICEF do të kenë kohë të vijnë brenda 48 orëve në Ukrainë.

Nga ana tjetër Çekia do të mbyllë kufijtë prej 16 marsit. Në një deklaratë për shtyp kryeministri Andrej Babiš tha se turistët dhe jo- rezidentët në Çeki nuk do të lejohen as të ikin dhe as të vijnë në vend pas 16 marsit. Kurse për qytetarët çekë do të jetë një masë tjetër teksa do të lejohen të vijnë nga jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb