CNN ka raportuar se një grup zyrtarësh nga Ukraina dhe Irani janë takuar së fundmi për të diskutuar akuzat se Rusia po përdor dronët iranianë për të dëmtuar ukrainasit në konfliktin e armatosur.

Në javët e fundit, Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë akuzuar Iranin për furnizimin me dronë sulmues në Rusi, ndërsa vetëm këtë muaj Teherani pranoi se i kishte ofruar Rusisë dronë, por tha se pajisjet ishin furnizuar përpara se Rusia të fillonte pushtimin.

Duke folur për takimin e fundit, Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, i tha CNN: “Një takim i tillë u zhvillua dhe mund t’ju siguroj se pala ukrainase vazhdon të marrë masat më drastike për të parandaluar përdorimin e armëve iraniane nga Rusia për luftën kundër Ukrainës.

Nikolenko shtoi gjithashtu se Ukraina e kishte paralajmëruar Iranin për “pasojat e bashkëpunimit” me Rusinë, ndërsa ende nuk ka pasur një reagim nga zyrtarët iranianë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: