Ukraina dhe Rusia kanë hartuar një plan paraprak paqeje, duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse, nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat  e tij të armatosura shkruan Financial Times.

Marrëveshja e propozuar do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos pritur baza ushtarake të huaja ose armatim në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia.

Këshilltari i Lartë i presidentit të Ukrainës, tha se çdo marrëveshje do të përfshinte trupat e Federatës Ruse në çdo rast largimin nga territori i Ukrainës.

Negociatorët ukrainas dhe rusë diskutuan planin tentativ 15-pikësh të plotë për herë të parë të hënën, shkruan BBC.

Ndërkohë më herët presidenti Zelensky në fjalimin e tij para Kongresit të SHBA tha se vendi i tij ndodhet në luftën më të keqe ë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa drejtuar presidentit amerikan Joe Biden, ai theksoi: Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj. Kjo varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë”.

Gjithashtu presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia ishte e gatshme të diskutonte statusin neutral të Ukrainës në bisedimet që synojnë t’i jepnin fund armiqësive, por ajo do të përmbushte ende objektivat e operacionit të saj ushtarak, që “po shkonte sipas planit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: