Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer trupat e kapur peng. Kështu deklaroi zëvendës shefi i shtabit të presidentit ukrainas, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Si rezultat i shkëmbimit, 86 ushtarakë, mes tyre 15 gra, janë “tashmë të sigurt”, citohet të ketë thënë Kyrylo Tymoshenko përmes një video-mesazh në Telegram.

Ndërkohë, Kremlini nuk është përgjigjur ende. Nuk është ende e qartë nëse Rusia gjithashtu ka rifituar të njëjtin numër trupash.

Kujtojmë se Rusia nisi aksionin luftarak në Ukrainë më 24 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb