Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës planifikon të zhvillojë stërvitje kolektive për popullatën civile në rast të një emergjence të mundshme.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denis Monastyrsky, ministri i i Brendshëm, është takuar me disa zyrtarë në vend.

“Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës do të zhvillojë stërvitje kolektive për popullatën civile në rast të një emergjence të mundshme. Stërvitjet do të zhvillohen në pjesë të ndryshme të vendit. Do të kontrollohet gjithashtu funksionimi i sistemeve të sigurisë civile në vendbanimet e Ukrainës”, ka thënë ministri Monastyrsky.

Rusia kohët e fundit ka grumbulluar 100.000 trupa pranë Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime se Kremlini mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.

Moska ka mohuar se po përgatitet për pushtim dhe ka thënë se trupat e saj janë atje për stërvitje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb