Ukraina është e shqetësuar se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës për shkak të stërvitjeve ushtarake që kjo e fundit po kryen me forcat ruse.

Më herët Bjellorusia njoftoi se forcat e saj të armatosura tani janë nën kontrollin autonom të sistemeve të raketave të lëvizshme “Iskander” me aftësi bërthamore. Raketa këto të furnizuara nga Rusia.

Bëhet me dije se raketat janë të afta të godasin objektivat në një distancë deri në 500 km (310 milje).

Forcat ruse përdorën Bjellorusinë si një pikënisje për sulmin e tyre të dështuar në Kiev, në shkurt të vitit të kaluar.

Ndërsa aktivitetet e përbashkëta ushtarake në Bjellorusi kanë nxitur spekulimet se Moska mund të mbështetet në Minskun për t’iu bashkuar luftës së saj në Ukrainë diçka që Minsk e ka përjashtuar, shkruan Al Jazeera.

Iskander-M, i koduar “SS-26 Stone” nga NATO, zëvendësoi “Scud” sovjetik.

Gama e saj arrin në fqinjët e Bjellorusisë, Ukrainë dhe Poloninë anëtare të NATO-s, marrëdhëniet e së cilës me Bjellorusinë janë shumë të tensionuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: