Ukraina ka filluar gjyqin e saj të parë për krimet e luftës që nga fillimi i pushtimit rus. Një ushtar 21-vjeçar akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur.
Vadim Shishimarin u paraqit në një seancë paraprake në Kiev. Ai përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
Ukraina thotë se ka identifikuar mijëra krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët dhe nuk ka bërë asnjë koment mbi gjyqin.
Prokurorët thonë se Shishimarin po ngiste një automjet të vjedhur bashkë me ushtarë të tjerë në rajonin verilindor të Sumy-t, kur ata takuan një çiklist 62-vjeçar duke përdorur një telefon.
Ai urdhëroi të qëllonte civilin për të mos u treguar mbrojtësve ukrainas për vendndodhjen e tyre, sipas prokurorëve.
Nuk është e qartë se si është kapur ai apo çfarë është natyra e provave kundër tij.
Shishimarin foli për të konfirmuar detajet themelore siç është emri i tij. Ai ende nuk ka deklaruar fajësinë dhe gjyqi do nisë sërish javën e ardhshme.
Qindra trupa janë gjetur në rajonet e pushtuara më parë nga Rusia.
Disa nga aleatët e Ukrainës, si Britania e Madhe dhe SHBA, i janë bashkuar vendit duke akuzuar Rusinë për kryerjen e gjenocidit.
Pas seancës, prokurori i shtetit Andriy Synyuk i tha Reuters: “Ky është rasti i parë sot. Por së shpejti do të ketë shumë nga këto raste.”