Kievi kundërshtoi sot propozimin e gjigantit rus ”Gazprom” për të mbajtur një pjesë të vogël të kalimit tranzit të gazit për Europën nëpërmjet Ukrainës, duke u shprehur se dëshiron të pranojë një vëllim shumë më të lartë se ai i propozuar nga “Gazprom”.

”Shteti ynë nuk do të pranojë vëlllimet nga 10 deri në 15 miliardë metra kub gaz, i përmendur një ditë më parë nga kreu i grupit shtetëror rus, Alexeï Miller”, deklaroi ministri ukrainas i Energjisë, Igor Nassalyk, cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve Interfax.

“Kjo nuk është në interesin e Ukrainës”, vijoi ai, duke thënë se vëllimi minimal për të siguruar përfitime nga kalimi tranzit për Ukrainën është me rreth 40 miliardë metra kub në vit, raporton atsh. Kjo sasi përfaqëson thuajse gjysmën e vëllimit aktual, u shpreh ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: