Ukraina ka paralajmëruar qytetarët e saj që të evakuohen nga zonat nën pushtimin rus pranë centralit bërthamor Zaporizhzhia.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se forcat ruse po “mbajnë peng jo vetëm stafin e stacionit”, por edhe banorët vendas.

“U bëj thirrje banorëve të rretheve ngjitur me centralin bërthamor të Zaporizhzhia… evakuohuni! Gjeni një mënyrë për të arritur në territorin e kontrolluar (ukrainas)”, shkroi ajo në Telegram.

Kryetari i bashkisë në mërgim të Enerhodarit, qyteti që pret centralin, tha veçmas se zona ishte nën zjarr nga forcat ruse dhe qyteti nuk kishte furnizim me energji elektrike.

Rusia pushtoi centralin bërthamor dhe zonën përreth tij në fillim të pushtimit të saj.
Uzina u vizitua nga inspektorët bërthamorë javën e kaluar, të cilët që atëherë kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një aksidenti bërthamor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb