Ukraina ka nisur një valë të re bastisjesh në një aksion kundër korrupsionit ndaj figurave të profilit të lartë në vend, duke përfshirë edhe një nga njerëzit më të pasur të vendit, Ihor Kolomoisky. Shtëpia e ish-ministrit të brendshëm Arsen Avakov u kontrollua gjithashtu, si pjesë e spastrimit.

Ukraina ka nisur një aksion kundër korrupsionit dhe zyrtarët thanë se drejtuesit e shërbimit doganor janë shkarkuar nga detyra. Kreu i partisë së Presidentit Volodymyr Zelensky në parlament tha se Ukraina do të ndryshojë shumë gjatë luftës.

“Nëse dikush nuk është gati për ndryshim, atëherë vetë shteti do të vijë dhe do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë,” tha David Arakhamia në Telegram.

Ukraina është vënë nën presion në rritje nga partnerët e saj perëndimorë, veçanërisht BE-ja, për të luftuar korrupsionin. Kur Zelensky erdhi në pushtet në vitin 2019, ai përmendi luftën kundër korrupsionit si një nga prioritetet e tij kryesore.

Dhjetë figura kryesore ukrainase dhanë dorëheqjen javën e kaluar, si pjesë e spastrimit, duke përfshirë zëvendës shefin e zyrës së Zelensky, Kyrylo Tymoshenko.

Disa zëvendësministra dhe guvernatorë rajonalë u përjashtuan gjithashtu, teksa Zelensky tha se çdo problem i brendshëm që pengonte shtetin do të pastrohej për të ndihmuar “afrimin e Ukrainës me institucionet evropiane”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: