Ukraina ka marrë tashmë 700 gjeneratorë nga partnerët ndërkombëtarë, me 900 të tjerë që do të dorëzohen nga donatorët në të ardhmen e afërt.

Këtë e tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në një mbledhje të qeverisë të premten, transmeton Ukrinform.

“Ne jemi duke u përgatitur për çdo skenar. Ne jemi duke grumbulluar pajisje për gjenerimin e energjisë në raste emergjente. Dje është mbajtur një takim koordinues me agjencitë e OKB-së dhe USAID-it. Biseduam për përgatitjet për dimër”, tha ai.

Shmyhal specifikoi se Ukraina kishte marrë tashmë 700 gjeneratorë nga partnerët ndërkombëtarë dhe 900 të tjerë do të dorëzoheshin nga donatorët në të ardhmen e afërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb