Kievi ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se ka kryer sulme në tokën ruse, duke e akuzuar atë për organizimin e “sulmeve terroriste” në territorin e saj për të nxitur ‘histerinë anti-ukrainase’ në vend. Më herët, Rusia akuzoi Ukrainën për bombardimin e një fshati pranë kufirit të saj me Bjellorusinë, pasi paralajmëroi se sulmet mund ta shtyjnë atë të godasë Kievin si përgjigje.

Dy helikopterë ukrainas “shkelën hapësirën ajrore ruse” të enjten, tha Komiteti Federal Hetimor dhe qëlluan gjashtë raketa në Klimovo në rajonin Bryansk. Shtatë persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u plagosën në sulm, sipas pretendimeve ruse të cilat nuk mund të verifikoheshin.

ky njoftim vjen vetëm një ditë pasi Rusia paralajmëroi se mund të godasë qendrat e komandës në Kiev si hakmarrje për sulmet ndërkufitare, të cilat kanë përfshirë shpërthime në depot e naftës dhe në linjat hekurudhore.

Ukraina nuk ka konfirmuar që forcat e saj kanë kryer ndonjë nga bombardimet, dhe në vend të kësaj ka paralajmëruar se Rusia mund të organizojë sulme me flamur të rremë që synojnë të justifikojnë mizorinë e mëtejshme ndaj civilëve të Ukrainës.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se dy persona ishin lënduar rëndë, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Autoritetet e rajonit Bryansk mbyllën shkollat ​​nga frika e sulmeve të mëtejshme, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se vazhdimi i sabotimit dhe sulmeve nga forcat ukrainase mund të shkaktojë sulme në Kiev.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: