UKRAINË– Kompania energjetike ukrainase, ‘Naftogaz’, ka ndërprerë blerjen e gazit natyror nga gjiganti rus, Gazprom.

“Duke qenë se ka skaduar afati i marrëveshjes së gazit, që përfshinte tremujorin e dytë të vitit 2015, por edhe sepse nuk është nënshkruar një marrëveshje e re, ‘Naftogaz’ nuk do të importojë gaz natyror nga Rusia që prej datës 1 korrik”, thuhet në deklaratën e kompanisë ukrainase.

Bisedimet për gaz natyror ndërmjet Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Ukrainës u mbyllën pa zgjidhje në kryeqytetin Vjenë të Austrisë, raporton Trt.

Menjëherë pas dështimit të negociatave, kompania energjetike ukrainase, ‘Naftogaz’, ka ndalur importin e gazit natyror nga gjiganti rus, ‘Gazprom’, duke nisur nga 1 korriku.
Sakaq, nuk do të ketë ndërprerje të gazit rus, që dërgohet drejt Turqisë dhe vendeve evropiane nëpërmjet territoreve ukrainase.

‘Gazprom’ bëri me dije nga ana e tij se furnizimi i Ukrainës me gaz është ndërprerë për shkak të dështimit të bisedimeve. Gjiganti energjetik rus njoftoi gjithashtu se cilido qoftë çmimi, parapagimi është mënyra e vetme për të dërguar gaz në Ukrainë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: