Gazetari Ben Blushi, ka bërë të ditura detaje të librit të tij të ri: “Ukrainën në 10 orë”.

Në një mbrwmje tw organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), ku tw pranishëm kanë qenë artistë të artit pamor, si piktori e drejtori i GAT, Abaz Hado, profesori i fotografisë, Albes Fusha, të apasionuar të fotografisë, gazetarë por edhe gjimnazistë kuriozë për të zbuluar botën përmes fotografisë.

Blushi, në një prezantim të librit të ri, ka treguar se ky pasion i ri, nuk do të shuhet me këtë ekspozitë. Ai deklaroi se është duke përgatitur një tjetër vepër e cila bën bashkë shkrimin dhe fotografinë. Bëhet fjalë për një libër i cili pritet të shohë dritën e botimit në fillim të muajit nëntor.

Ky libër-album do të ketë portrete personazhesh të qëndisura nga pena dhe aparati fotografik i Blushit.

I pyetur nga drejtoresha e COD, njëkohësisht kuratore e ekspozitës, Eridana Çano, Blushi e pranoi se njëri nga personazhet e librit të ri do të jetë presidenti ukrainas, Zelensky.

Portreti i Zelensky-t është një nga fotot më goditëse të ekspozitës në COD. Tashmë mbetet të zbulojmë historinë që Blushi do i bashkangjisë kësaj fotografie dhe dhjetra personazheve të tjerë që do të jenë në librin e ardhshëm.

“Ukraina në 10 orë” përmban 67 fotografi, nga një vend i tjetërsuar vizualisht, siç tregon zgjidhja kuratoriale e Eridana Çanos, ne pjesën e parë të ekspozitës. Ndërsa në brendësi shohim shpirtin njerëzor, që nuk e braktis shpresën dhe lidhet fort pas jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: