Kompania shtetërore ukrainase për tregtinë e armëve “Ukrspetseskport” nënshkroi marrëveshje me Forcat Ajrore të Pakistanit për riparimin e avionit ushtarak.

Sipas agjencisë zyrtare ukrainase të lajmeve “Ukrinform”, marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Ukrainës për Armë dhe Siguri.

Drejtori i përgjithshëm i “Ukrspetseskport”, Vadym Nozdria tërhoqi vëmendjen se kjo është marrëveshja e dytë që nënshkruhet brenda një viti me Forcat Ajrore të Pakistanit dhe se në qershor 2020 kanë fituar tenderin për riparimin e avionit furnizues Ilyuşin Il-78.

Nozdria tha se marrëveshjen për riparimin e avionit të dytë e kanë nënshkruar si rezultat i arritjeve të suksesshme në tenderin e parë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb