Ukraina raportohet se po ndërton një mur në kufirin e saj me Bjellorusinë , një aleat kyç i Rusisë, nga ku Vladimir Putin filloi një pjesë të pushtimit të tij në shkurt.

Muri i betonit do të përforcohet me tela me gjemba, një hendek dhe një argjinaturë për të forcuar kufirin e tij me Bjellorusinë, raporton Kyiv Independent.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, tha se muri tashmë shtrihet në një gjatësi prej rreth 3 kilometrash dhe ndërtimi po zhvillohet gjithashtu në rajonet Rivne dhe Zhytomyr të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: