Ukraina është një tjetër shtet që ka dalë hapur tashmë kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko.
Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba ka deklaruar se Ukraina do të jetë në krah të BE dhe mbështet mendimin për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë.

Kuleba ka theksuar se kërkohet dialog në Bjellorusi për zgjedhje paqësore por nuk tha nëse Ukraina njeh apo do të njohë këto zgjedhje apo Lukashenkon si President.
Kujtojmë se Ukraina është në një konflikt me Rusinë, kjo e fundit në ditët e fundit i ka dalë në krah Lukashenkos për mbështetje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb