Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Oleksii Reznikov, teksa ka komentuar luftën ruse është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin, nuk do të guxojë kurrë ta sulmojë NATO-n.

“Vladimir Putin nuk do ta sulmojë kurrë NATO-n. Putini e di mirë se nëse hyn në konflikt me vendet e Aleancës ai e di se humbet. Presidenti rus e paraqet luftën e tij në Ukrainë si një luftë kundër Perëndimit, por në realitet Putini po përballet me ushtrinë ukrainase”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas më herët ka deklaruar se përgjegjësit që kanë shkaktuar sulmet në Kramatorsk  nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb