Ukraina raportoi të martën 838 vdekje  nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga sëmundja në 77,985, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vendin e Evropës Lindore është rritur me 16308 në 24 orët e fundit, ndërsa janë shtruar në spital 2264 persona.

Ukraina ka pësuar një rritje të vdekjeve ditore të COVID-19 që nga mesi i tetorit për shkak të ritmit relativisht të ngadaltë të vaksinimit. Që nga e marta, rreth 8.88 milionë njerëz në vend me një popullsi prej rreth 42 milion janë vaksinuar plotësisht.

Për të rritur nxitjen e vaksinimit kundër COVID-19, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të hënën se qeveria e tij do të shpenzojë rreth 6 miliardë hryvnyas (rreth 227 milionë dollarë amerikanë) para për ata që imunizohen plotësisht kundër koronavirusit të ri.

Sipas planit të qeverisë, çdo person që merr dy doza të vaksinës COVID-19 do të marrë rreth 38 dollarë nga autoritetet.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, më shumë se 3.244 milionë ukrainas janë infektuar me virusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb