Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore në Donbas dhe Luhansk.

Lajmi është bërë me dije nga Ushtria e Ukrainës.

“Pushtuesit kanë qëlluar më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkaktuar shkatërrime në më shumë se 47 vende, kryesisht në shkolla dhe banesa. Si pasojë e këtyre sulmeve humbën jetën pesë civilë dhe 12 të tjerë u plagosën”, bënë me dije forcat ushtarake ukrainase.

Kujtojmë se muajin  e kaluar Rusia synonte të merrte në kontroll të plotë rajonin e Donbasit. Mijëra trupa ruse u vendosën në rajon duke sulmuar në të gjitha anët në përpjekje të rrethuar forcat ukrainase.

96b0df02 6cd1 4eeb 8913 900297442b1c

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb