Ukraina ka dorëzuar nëntë ushtarë rusë të kapur për të siguruar lirinë e kryebashkiakut të qytetit juglindor të Melitopolit, i cili u arrestua javën e kaluar, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax Ukraine.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy më herët tha se kryebashkiaku Ivan Fedorov ishte liruar, por nuk dha detaje.

“Ivan Fedorov u lirua nga robëria ruse … Për të, Rusia mori nëntë ushtarë të kapur të cilët kishin lindur në 2002 dhe 2003. Këta janë në të vërtetë fëmijë,”tha ndihmësja e shtypit e Zelenskyt, Darya Zarivnaya.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb