Rreth 60 anije ukrainase me grurë mund të dërgohen deri në gjashtë mujorin e parë të 2023-shit në disa nga vendet më të varfra të botës në Afrikë. Lajmin e ka bërë publik vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për “The Guardian”.

Zelenskiy tha se anijet që lëvizin nga porti ukrainas i Odesa mund të arrijnë pikat e nxehta humanitare si Sudani, Jemeni dhe Somalia, por vetëm për sa kohë që financimi ndërkombëtar vjen për të subvencionuar grurin.

Skema e grurit është duke u organizuar nga njësitë qeveritare, OJQ0-ve dhe korporatave private. Tre anijet e para do të largoheshin nga Odesa për në Sudan, Somali dhe Jemen, megjithëse një anije e financuar nga Gjermania tashmë është nisur për në Etiopi.

Kjo nismë vjen si një përkujtim për “Holodomor”, ngjarje ku miliona ukrainas vdiqën nga uria përgjatë viteve 1932-1933, të shkaktuar nga sistemi bolshevik. Ndaj, ky program ka për synim të parandalojë urinë ose të paktën ta reduktojë atë.

Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) tashmë ka rënë dakord të sigurojë deri në 20 milion dollarë nëpërmjet Programit Botëror të Ushqimit të OKB- së., Sekretari i jashtëm britanik James Cleverly, njoftoi se do ketë fonde shtesë për vizitën e tij në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb