Ukraina njoftoi tërheqjen nga një marrëveshje turizmi me Rusinë.

Kabineti i Ministrave vendosi të ndërpresë marrëveshjen sepse ajo mund të dëmtojë interesat kombëtare të Ukrainës, tha Vasyl Mokan, përfaqësues i qeverisë në parlament.

Marrëveshja u nënshkrua në Kiev më 16 korrik 1999.

Ukraina njoftoi më herët gjatë ditës se ndaloi importin e grurit, thekrës, vajit të lulediellit dhe disa produkteve joushqimore nga Rusia.

Qeveria tha se vendimi do të hyjë në fuqi pas dhjetë ditëve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb