Forcat e Armatosura të Ukrainës, kanë njoftuar se ushtarët rusë kanë vazhduar bllokimin e njësive ukrainase në uzinën Azovstal në Mariupol.

Fabrika e çelikut është një nga zonat në Mariupol e cila ende nuk është nën kontrollin rus.

Ndërsa ka bërë përditësimin e situatës Forcat e Armatosura të Ukrainës bëjnë me dije:

-Një depo municioni dhe një “numër i madh deposh të personelit të armikut” thuhet se janë shkatërruar nga ushtarët ukrainas, me rreth 70 persona të vrarë në sulm.

-Deri tani janë zmbrapsur gjashtë sulme të armikut në territorin e Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit.

-Trupat ruse po lëviznin pikat e tyre të kontrollit më pranë vijës së luftimit në rajonet e Donetsk në lindje dhe Tavrian në jug.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb