Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vendosur sanksione kundër njësive për zgjedhjet në Krime nga Rusia.

Në një vendim të marrë nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, gjithsej 95 persona, ndër ta shtetas rusë, u përfshinë në listën e sanksioneve.

Sanksionet i ndalojnë ata që janë në listë të hyjnë në Ukrainë për një kohë të pacaktuar dhe po ashtu ngrin pasuritë e tyre.

Tre kompani ruse dhe një nga Singapori po ashtu u sanksionuan.

Zgjedhjet e Dumës Shtetërore u mbajtën më 17-19 shtator.

Administrata në Ukrainë kundërshtoi zgjedhjet ruse në Krime me arsyetimin se kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian (BE) tha se nuk i njeh zgjedhjet.

Rusia aneksoi Krimenë në mënyrë të paligjshme nga Ukraina në vitin 2014.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb