Autoriteteve rajonale ukrainase u është kërkuar të marrin në konsideratë pezullimin e operacioneve jo thelbësore derisa furnizimi me energji në Ukrainë të stabilizohet.

Valë të shumta të sulmeve ajrore ruse kanë shënjestruar infrastrukturën kritike, duke dëmtuar rrjetin elektrik të Ukrainës dhe duke sjellë në ndërprerje emergjente dhe të planifikuara.

Ministria ukrainase e shëndetësisë tha të martën se spitalet po vazhdojnë të ofrojnë kujdes urgjent, por operacionet e planifikuara duhet të pezullohen.

Kjo është në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi sistemin mjekësor në vazhdën e ndërprerjeve të vazhdueshme. “Ato do të kryhen kur të stabilizohet situata rreth furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Operatori ukrainas i rrjetit Ukrenergo tha dje se punëtorëve do t’u duheshin edhe disa ditë për të rikthyer prodhimin e energjisë elektrike në nivelet para valës së fundit të sulmeve ruse.

Zyrtarët shëndetësorë thanë muajin e kaluar se të gjitha spitalet ukrainase ishin të pajisura me gjeneratorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: