Kur agresioni rus tashmë ka kaluar ditën e 100, një raportim i Drejtorisë kryesore të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase, ka bërë me dije se Moska do të ketë problem me furnizimin me mjete ushtarake.

Kjo drejtori ka sqaruar se me një ritëm të tillë luftimesh, Rusia mund të vijojë luftën vetëm për maksimumi edhe një vit, kjo pasi Moskës po i mbarojnë furnizimet me raketat precize

Kievi sqaron se Moska është duke kryer gjithmonë e më pak sulme raketore dhe po përdorte raketa Kh-22, për të cilat tha se ishin “raketa të vjetra sovjetike të prodhuara në vitet 1970”.

“Kjo tregon se Rusisë po i mbarojnë raketat me precizion të lartë”, tha Vadym Skibitskyy nga drejtoria me anë të një postimi në Facebook.

Drejtoria e Inteligjencës tha se burimet ekonomike të Rusisë do t’i mundësonin asaj të vazhdojë luftën me ritmin aktual për një vit.

“Udhëheqja e Kremlinit mund të përpiqet të ngrijë luftën për ca kohë në mënyrë që të bindë Perëndimin të anulojë sanksionet dhe më pas të vazhdojë agresionin”, shtoi drejtoria.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb