Ukraina njoftoi të martën zgjerimin e sanksioneve të saj kundër Rusisë.

Sipas vendimit të dekretuar nga Presidenti Petro Poroshenko dhe të publikuar në uebfaqen zyrtare të Presidencës së Ukrainës, në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe disa kompani të tjera të rëndësishme ruse si “Rosoboroneksport”, “Rostekh”, “Izhmash”, “Uralelektromash” dhe “Kamaz”.

Ndërsa në listën ukrainase të masave detyruese kundër individëve të veçantë janë shtuar Vladimir Jirinovski, lider i Partisë Liberaldemokratike të Rusisë (LDPR), Dmitry Rogozin, zv/kryeministër i Rusisë, si dhe Sergey Aksyonov, kryeministër i republikës së vetëshpallur të Krimesë.

Dekreti në fjalë u jep fund gjithashtu aktiviteteve në Ukrainë të sistemeve ruse të transferimit të parave si “Unistream”, “Zolotaya Korona”, “Kolibri” dhe “Leader”; ndërkohë që zgjat kufizimet kundër kompanive “Aeroflot”, “Almaz-Antey” dhe “Kasperskiy”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: