Rusia nuk po ndal sulmet ndaj Ukrainës, ku vetëm sot në mëngjes ka lëshuar 55 raketa mbi Kiev.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në Telegram, duke theksuar se Rusia kishte qëllim “objektet energjetike”.

“Qëllimi kryesor ishin objektet energjetike për t’i privuar ukrainasit nga elektriciteti,” tha Shmyhal në Telegram.

“Shumica e raketave dhe dronëve u rrëzuan nga mbrojtja jonë. Fatkeqësisht, pati goditje në nënstacione. Gjithsesi situata në rrjetin elektrik mbetet nën kontroll. Inxhinierët e energjisë po bëjnë gjithçka për të siguruar furnizimin me energji elektrike”, ka shtuar më tej.

Ndërsa, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Valeru Zaluzhny tha se, trupat ukrainase rrëzuan 47 raketa, 20 prej tyre ishin mbi Kievin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb