Turmat kanë dalë në rrugët e qytetit port të Khersonit në jug të Ukrainës për të protestuar kundër pushtimit të tij nga forcat ruse.

Protesta vjen mes raporteve se Rusia po planifikon të organizojë një referendum të rremë në qytet, në mënyrë që të krijojë një rajon tjetër të shkëputur, si ato në Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, dhe të instalojë një administratë kukull.

Fotot treguan njerëz të mbledhur në Sheshin e Lirisë në qendër të Khersonit duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke mbajtur tabela që thoshin: “Khersoni është Ukrainë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb