Kryebashkiaku i Butsas, Anatoly Fedoruk pranë Kievit ka njoftuar se trupat ruse janë tërhequr nga qyteti.

Në një video-mesazh kryebashkiaku Fedoruk, falënderoi Forcat e Armatosura për çlirimin e qytetit, i cili është pushtuar nga ushtria ruse që më 27 shkurt.

“Ditë e rëndësishme, do të shkruhet në historinë e qytetit tonë… si dita e çlirimit të tij nga forcat ruse ,” tha kryebashkiaku Anatoly Fedoruk.

Ndërkohë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës të paktën 2 milionë njerëz janë larguar nga Kievi, ndërsa trupat ruse u nisën drejt skajit verilindor me synimin për të sulmuar kryeqytetin.

Por ky plan dështoi. Megjithatë më herët kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar se rreziku mbetet ende i lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb