Rusia ka zhvilluar sulme të tjera në kompleksin industrial Azovstal. Sulmet e reja sipas raportimeve vijnë në formën e një “hakmarrjeje” nga Moska.

Sipas agjencisë së lajmeve RIA, Ministria ruse e Mbrojtjes se trupat ruse filluan të bombardojnë fabrikën e çelikut në Mariupol pasi ushtarët ukrainas u zhvendosën në pozicionet e qitjes.

Me shpalljen e armëpushimit, “përfituan ushtarakët e Azov dhe ukrainas, të vendosur në uzinë. Ata dolën nga bodrumi, zunë pozicione zjarri në territor dhe në ndërtesat e fabrikës”.

“Tani njësitë e ushtrisë ruse dhe Republikës Popullore të Donetskut, duke përdorur artileri dhe aviacion, kanë filluar të shkatërrojnë këto pozicione zjarri”, tha ministria për agjencinë e lajmeve RIA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb