Heroi që drejton mbrojtjen në qytetin port të rrethuar të Mariupolit është zotuar se do të vijojë luftën edhe me bajoneta nëse armatimet mbarojnë.

Kapiteni Sviatoslav Palamar, i Regjimentit të Gardës Kombëtare të Azov, tha për The Sun se lufta për Mariupolin do të vijojë.

“Nuk kemi asnjë mënyrë për të evakuuar të plagosurit apo për t’ua dorëzuar trupat e ushtarëve të vdekur familjeve të tyre. Por ne jemi në kontakt me udhëheqjen e ushtrisë. Nuk ka urdhër të largohemi nga qyteti, ndaj ne vazhdojmë luftën.

Ne ende shpresojmë, i bindemi urdhrave dhe i qëndrojmë besnikë betimit. Mariupol është një qytet ukrainas dhe ne do të luftojmë për të. Nëse na thuhet të kundërsulmojmë, të depërtojmë për të takuar ushtrinë ukrainase, sigurisht që do ta bëjmë. Nëse na mbarojnë municionet, do të lidhim bajonetat dhe do të shkojmë në luftime trup më trup”, ka thënë ai.

Regjimenti Azov dhe Brigada e 36-të e Marinës së Ukrainës, janë të vetmet njësi që kanë mbetur në qytet për t’i bërë rezistencë trupave ruse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: