UKRAINE – Gati 700 pasagjerë dhe stafi i aeroportit të Simferopol-it në rajonin e Krimesë janë evakuuar pas një telefonatë anonime, sipas të cilës një mjet shpërthyes ndodhet në ambientet e tij.

Ky aeroport është nyja e vetme qe lidh rajonin me Rusinë. Policia ka shkuar menjëherë pas alarmit në përpjekje për gjetjen e eksplozivit, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Që nga ribashkimi i Krimesë me Rusinë një vit më parë, praktikisht të gjitha fluturimet nga Simferopoli kanë qenë të kufizuara në lidhjet brenda Federatës Ruse.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: