Një superjaht 77 milionë euro në pronësi të një miliarderi rus i goditur nga sanksionet perëndimore tërhoqi 63 oferta në një ankand në Gjibraltar – shitja e parë e aseteve të sekuestruara nga një oligark- pasi Moska pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar. Këtë e raporton The Guardian.

E quajtur Axioma, anija iu sekuestrua mbretit të çelikut Dmitry Pumpyansky në mars pas sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA. “63 oferta janë marrë” për Axioma, tha Zyra e Marshallit të Admiralty pa specifikuar vlerën. Superjahti 72.5 metra i gjatë përmban gjashtë kabina luksoze për mysafirë, një pishinë, dhomë kinemaje 3D, palestër, vaskë hidromasazhi dhe spa të pajisura plotësisht.

“Marshalli i Admiralty do të zgjedhë ofertuesin e zgjedhur, por detajet e ofertuesit dhe vlera e ofertës do të mbeten konfidenciale”, tha gjykata në një deklaratë. “Detajet mbi vlerën e shitjes së anijes do të vihen në dispozicion pasi të përfundojë transaksioni, i cili mund të ndodhë në rreth 10-14 ditë”, shtoi ai.

Shitja, kujton gazeta, ka ngjallur polemika sepse nuk është kryer për të mirën e popullit ukrainas, por të bankës amerikane të investimeve JP Morgan, sipas së cilës Pumpyansky i detyrohet më shumë se 20.5 milionë euro.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: